ShowBizzz

Aksidentohet Xheneta Fetahu në Tiranë, publikohen pamjet

Xheneta Fetahu ka pësuar një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht vetë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, përmes një postimi në Instagram.

Xheneta publikoi një fotografi të makinës së saj, ku duken dëmtime dhe gërvishtje të konsiderueshme në pjesën anësore të automjetit.

Në momentin e parë ajo nuk tregoi se çfarë kishte ndodhur, por la një mesazh që ngriti menjëherë pikëpyetje mes ndjekësve.

“Mot moti s’jam tut si sot! Inshallah m’i ka marrë të këqijat”, shkroi Xheneta krahas fotografisë.

Pak më vonë, ajo konfirmoi për “Prive by Liberta Spahiu” se ishte përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së sotme në kryeqytet.

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara në automjet dhe frikës që ka përjetuar gjatë ngjarjes, Xheneta ka bërë të ditur se është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.

Deri tani ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti apo nëse në të janë përfshirë persona të tjerë.

Të Ngjashme