Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Maliqit. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, në kaudër të një aksioni nga komisariati i kësaj zone është bërë e mundur arrestimi i 4 të rinjve dhe procedimi i një tjetër shtetasi.
Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal “play station”, i cili shfrytëzohej për baste sportive.
Nga kontrollet e kryera, rezultoi se këta shtetas përmes telefonave të tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina.
Të rinjtë ranë në pranga, ndërsa pronari i këtij lokali do të procedohet në gjendje të lirë. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruat telefonat dhe materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo