Lajme

Aktakuzë ndaj një hetueseje policore për personat e zhdukur, keqpërdori informatat zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një hetueseje policore me inicialet F.B., nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”.

Sipas prokurorisë, e pandehura në cilësinë e hetueses në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur dyshohet se ka shfrytëzuar qasjen në sistemin zyrtar të Policisë së Kosovës për të siguruar të dhëna personale dhe informacione mbi të kaluarën kriminale të një personi.

Dyshohet se këto të dhëna ajo ia ka dërguar përmes aplikacionit “WhatsApp” një miku të saj, me inicialet A.P., i cili më pas i ka publikuar ato në një emision televiziv më 20 dhjetor 2025.

“Pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar – Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme