Lajme

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi me sëpatë babanë në Isniq të Deçanit

Prokuroria  Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M., për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri K.M, më 5 shkurt të këtij viti, rreh orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre.

Ku më pas i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në njoftim bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të Ngjashme