Lajme

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi me sëpatë babanë në Isniq të Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet K.M., nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçan, ku i pandehuri dyshohet se ka tentuar ta vrasë babain e tij pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, e ka goditur viktimën me sëpatë në dorë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, me këto veprime ekziston dyshim i bazuar mirë se i pandehuri ka konsumuar elementet e veprës penale për të cilën ngarkohet.

 

Të Ngjashme