Lajme

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër pesë pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Aktakuza është ngritur ndaj N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F, të cilët dyshohet se veprat i kanë kryer gjatë viteve 2020-2022.

“Aktakuza është ngritur kundër pesë (5) të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:“Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së. “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.“Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.