Bombardimi i përditshëm me informacione të çdolloji, për mënyrat se si mund të biem nga pasha, në shumicën e rasteve nuk është ai i duhuri. Shpesh, abuzimet virtuale na çojnë në zgjidhjet e gabuara. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos e injoroni gjuhën e trupit, sa herë ju lajmëron me dhimbje muskulare.
Kur e teproni me ushtrimet dhe aktivitetin fizik
Njeriu ka tendencën ta shtyjë veten përtej limiteve, diçka tepër e dëmshme kjo, sidomos në rastin e aktivitetit fizik.
Shenjat që tregojnë se po e teproni janë:
Ndjesia e lodhjes së fortë e drobitëse
Humbje të energjisë,
Ftohje kronike dhe infeksione,
Pagjumësia,
Shtim në peshë,
Dhimbjet.
Atletët besojnë se në momentin që shtojnë peshë ata duhet të ushtrohen më fort e të ngrejnë më shumë pesha.
Në këtë mënyrë, rreziku është i lartë që problemet të përkeqësohen.