ShowBizzz

Aktorët e serialit “Bashkallajk” tregojnë se çfarë role nuk do të pranonin të luanin

Aktorët në gjithë botën ka raste që refuzojnë të luajnë ndonjë rol, për arsye të ndryshme.

Jo të gjitha rolet që do tu ofroheshin t’i luanin do ti pranonin edhe dy aktorët kosovarë, Behar Nesimi dhe Donat Qosja, dy nga aktorët edhe të serialit “Bashkallajk” që transmetohet në Tëvë1.

Ata në emisionin veror “Nxeht” në Tëvë1, thanë se nuk do të pranonin të luanin role të cilat bien ndesh me parimet e tyre.

“Çdo rol që është jashtë atyre parimeve ose jashtë kornizave, sepse secili besoj i ka ato vijat e kuqe…Për mua personalisht diçka  që do të ishte me promovu ndonjë lloj degjenerimi ose me promovua diçka që është anti-vlerë ose e dëmshme se kisha bërë për asnjë çmim”, tha Nesimi.

Kurse aktori, Donat Qosja tha se mundohet t’i zgjedh rolet.

“Unë mundohem t’i zgjedh rolet çdo herë, kur ka diçka me banalitete s’besoj që kisha me luajt. S’kam pas ndonjë ftesë të tillë që më thanë e kisha refuzuar”, tha aktori Qosja.