4
Aktori i njohur Adnan Blaku po futet fuqishëm në skenën politike të Podujevës. Ai ka themeluar Unionin e Blakçorëve, që bashkon familjen e madhe Blaku, Blakcori e Blakaj – një prej rrënjëve më të thella të trevës së Llapit.
“Jemi një familje e madhe dhe e bashkuar. Kur dalim si një trup i vetëm, askush nuk na ndal,” ka thënë Blaku, duke paralajmëruar një hyrje që mund të përmbysë llogaritë politike në zgjedhjet komunale të vitit 2025.
Burime të afërta me Podujevën thonë se partitë ekzistuese tashmë po i ndjejnë lëkundjet e para nga kjo lëvizje. Me numrin, solidaritetin dhe lidhjet e forta familjare, Unioni shihet si faktor që mund t’i prishë planet e mëdhenjve politikë në komunë.

Tash pyetja që po qarkullon në Llap është vetëm një: kë do ta sfidojë Adnan Blaku dhe Unionin e tij në Podujevë?
ks


