LifeStyle

Aktori amerikan ndërron jetë në moshën 41 vjeçare

Aktori amerikan, Devin Harjes, ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga kanceri në spitalin Mount Sinai West në New York.

Ai ishte 41 vjeç.

I njëjti thuhet se ndërroi jetë më 27 maj, siç u konfirmua nga zëdhënësi i tij.

Devin Harjes

Harjes luajti rolin e legjendës së boksit Jack Dempsey në serialin “Boardwalk Empire”.

Luajti gjithashtu në dramën fantastiko-shkencore të Netflix “Manifest”, rolin e Pete Baylor, një anëtar i një bande droge të njohur si Meth Heads.

Luajti gjithashtu role në serialet: “Blue Bloods”, “Orange Is the New Black”, “Elementary” dhe “FBI”.

Ai lindi në vitin 1983 në Lubbock të Texasit. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në teatrin Dallas-Fort Worth, pastaj u nis për në New York, ku shfaqi talentin e tij në filma dhe shfaqje të ndryshme.

 

Të Ngjashme