Aktori me famë botërore, Jean-Claude Van Damme, është akuzuar për krime seksuale.
Aktori dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me pesë gra nga Rumania dhe pretendohet se ato i janë ‘dhuruar’ nga një organizatë kriminale vendase që trafikon qenie njerëzore.
Kallëzimet penale kundër Van Damme janë ngritur nga Drejtoria Kombëtare Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në Bukuresht dhe në padi thuhet se aktori e ka ditur origjinën e grave në fjalë. Incidenti thuhet se është pjesë e një hetimi më të madh për trafikimin e qenieve njerëzore, që filloi në 2020 në Rumani.
