ShowBizzz

Aktori i “Në Kuadër të Dashurisë” do të jetë pjesë e “DWTS”!

Spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With The Stars” do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.

Programi ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it, po publikon dita ditës konkurrentët e ditën e sotme faqja zyrtare e DWTS në Instagram sapo publikoi konkurrentin e radhës.

Aktori Roerd Toçe i cili është pjesë e kastit të “Në Kuadër të Dashurisë”, do t’a shohim edhe në spektaklin e kërcimit, krah balerinës profesioniste Ensa që do ta shoqërojë në këtë rrugëtim emocionues!

Kujtojmë se ditën e djeshme u njoftua një tjetër konkurrente. Aktiviste dhe opinioniste, Ina Kollçaku është më gati se kurrë të sfidojë veten në kërcim.

Artistë të muzikës si Fifi dhe Enxhi Nasufi, yje të showbiz-it si Juliana dhe Atalanta, dhe madje dhe një politikan si Saimir Korreshi do të jenë gjithashtu pjesë e garës.