ShowBizzz

Aktori i njohur ironizon Luiz Ejllin, arsyeja? Filmi “Në kuadër të dashurisë”!

Luiz Ejlli, Noizy dhe Ermal Mamaqi, janë disa nga personazhet e njohura shqiptare që kohët e fundit kanë sjellë disa filma për publikun shqiptar, të cilët u pritën shumë mirë nga këta të fundit.

“Në Kuadër të Dashuris” është filmi që pas publikimit po korr një sukses të jashtëzakonshëm, ku dy konkurentët e BBV Luizi dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë.

Mirëpo mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili përmes një postimi në InstaStory i ka “thumbuar” aktorët e rinj dhe filmat e tyre të fundit.

Sipas tij, Noizy, Luizi dhe Ermali luajtën një rol në filma, ndërsa duke ironizuar tha se tashmë ka ngelur vetëm Mandi Nishtulla pa bërë një film.

“Unë e bona një film (si aktor), ermali me edin po, luizi po, noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq.” – ka shkruar aktori krahas fotos së tij.



lokimagazine