ShowBizzz

Aktori Osman Azemi është në kërkim të talentëve të rinj

Aktori i mirënjohur Osman Azemi përgjatë një viti ka krijuar një nga emisionet më të shikuara në vend “Me Gjylen”, ku përpos transmetimit në TV vendore në kanalin e tij në YouTube ka arritur mbi 30 Milion shikime.

Ai përpos që njihet për personazhin e tij e shumë të dashur për publik Teta Gjyli, gjithashtu është një nga artistët që gjithmonë përkrahë dhe mbështet talent të rinj.

Edhe kësaj radhe Osman Azemi ka bërë një njoftim se është në kërkim të talenteve të rinj. Çdo person që ka ëndërr aktrimin, që ka talent si për: aktrim, këndim, imitim, stand up, etj mund t’i bashkohet humoristit.

Krejt çfarë kërkohet nga aplikuesit është të bëjnë dhe të dërgojnë një video të tyren të pa edituar ku e shprehin talentin e tyre në cilën do fushë të lartpërmendur.