ShowBizzz

Aktori zbulon se është martuar me partnerin e tij

Mes paparacëve, thashethemeve dhe zërave që zakonisht ushqehen nga rrjetet sociale, Gabriel Garko ia doli të bënte diçka të rrallë për një figurë publike si ai: të martohej dhe ta mbante krejtësisht të fshehtë nga media.

I ftuar në emisionin “Verissimo”, aktori tregoi me krenari unazën në gisht, duke konfirmuar për herë të parë martesën me partnerin e tij, Giorgio. Një histori dashurie e jetuar në privatësi maksimale, por kush është Giorgio dhe çfarë bën ai?

Në “Verissimo”, Gabriel Garko foli hapur për jetën private, duke zbuluar se është martuar me Giorgio-n, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh. Kur moderatorja Silvia Toffanin e pyeti: “A do të doje të martoheshe?”, aktori 53-vjeçar u përgjigj natyrshëm:

“Jemi martuar. U martova dy vite më parë. Ja unaza.”

Moneytizer Paragrafi 4

Pa kopertina revistash dhe pa njoftime publike: vetëm një ceremoni private, me shumë pak persona të pranishëm. “U martova me Giorgio-n dy vite më parë. Ishim vetëm katër njerëz në bashki dhe as familjes sime nuk ia thashë paraprakisht,” tregoi ai.

“Jeta ime publike ka qenë gjithmonë shumë publike, pothuajse si një serial,” rrëfeu Garko, duke shpjeguar pse kishte zgjedhur privatësinë për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. “Më pas kam pasur histori që i kam mbajtur për vete. Ato të vërtetat i kam ruajtur për veten time. I jap shumë rëndësi privatësisë dhe nuk mendoj se duhet thënë gjithçka.”

Martesa u zhvillua në fshehtësi të plotë më 2 dhjetor 2024.

“E organizova gjithçka në mënyrë që lajmi të mos dilte. Nuk i thashë askujt, as familjeve tona, të cilat e morën vesh po atë ditë. Ishte diçka që doja ta bëja për veten.”

Edhe data nuk ishte zgjedhur rastësisht:

“Vendosa të martohem kur ndihesha mirë me veten. Ishte afër Krishtlindjeve, kur të gjithë janë të zënë me dhuratat, kështu që mendova se as në gjendjen civile nuk do ta kuptonin menjëherë. Dhe ashtu ndodhi.”



ks

Të Ngjashme