ShowBizzz

Aktorja 41 vjeçare në pritje të një fëmije me të dashurin 26 vjeç?

Aktorja e famshme e filmit ‘Anatomia e një skandali’, Sienna Miller duket se është në pritje të një fëmije me të dashurin e ri Oli Green, 26 vjeç.

41 vjeçarja është fotografuar së fundmi me pushime në Ibiza me barkun e rrumbullakosur teksa ecte përgjatë bregdetit me guralecë. Sienna ishte e veshur me bikini në ngjyrë kafe dhe një sarong në ngjyrë blu.

Ajo tashmë është nënë e një vajze Marlowe, 10 vjeçe, me ish-in e saj Tom Sturridge të cilët u divorcuan në dhjetor të vitit 2020.

Image
Sienna Miller

Siç duket Sienna preferon tepër meshkujt në moshë më të vogël se vetja, pasi edhe Tom ishte 5 vite më i vogël se aktorja.

Aktorja e “American Woman” ende nuk e ka shpallur publikisht shtatzëninë e saj të mundshme. Sipas disa burimeve të afërta të Miller, ajo kishte ngrirë disa vezë kur mbushi 40 vjeçe me dëshirën për të pasur fëmijë në vazhdim.

Image
Sienna Miller