ShowBizzz

Aktorja 82-vjeçare pozon nudo

Aktorja e njohur, Miriam Margolyes 82-vjeçare ka pozuar nudo në revistën e njohur British Vogue.

Ajo u fotografua teksa mbante vetëm një gjerdan me perla, ndërsa disa pjata kristali me ushqim ia mbuloi paksa gjoksin.

Në intervistë aktorja reflektoi mbi sfidat me të cilat u përball duke u shfaqur si lesbike në vitin 1966, një kohë kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë turp për të qenë homoseksual apo diçka në të vërtetë. E dija që nuk ishte kriminale sepse isha unë. Nuk mund të isha kriminele”, tha ajo.

Prindërit e saj hebrenj, sipas intervistës, ishin më pak të pranueshëm – thuhet se e detyruan Margolyes të betohej në Torah se ajo do të ndalonte të bënte seks me gratë.

Megjithatë, aktorja, tha se mbeti krenare për identitetin dhe komunitetin e saj.