ShowBizzz

Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e famshme, Ashley Olsen, e cila u bë e famshme si një yll fëmijësh në serialin Full House me motrën e saj binjake Mary-Kate , ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në fillim të këtij viti.

Aktorja raportohet se ka sjellë në jetë djalin Otto pak muaj më parë në Nju Jork. Në fund të vitit të kaluar, Ashley lidhi martesë fshehurazi me partnerin e saj, Louis Eisner.

Ashley dhe motra e saj Mary Kate ndanë rolin e vajzës Michelle në Full House për shumë vite. Pas përfundimit të atij seriali, ato realizuan një seri tjetër filmash si adoleshentë që i shfaqën krah për krah.