1
Historia e dashurisë së Amy Schumer dhe Chris Fischer ka mbërritur në kapitullin e fundit. Aktorja dhe shefi i kuzhinës i kanë dhënë fund martesës së tyre pasi përfliteshin prej kohësh për një ndarje.
“Blah blah blah, Chris dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës pas 7 vitesh. E duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vijojmë të përqendrohemi te rritja e djalit. Do ta vlerësonim respektimin e privatësisë në këtë periudhë”, shkroi ajo në një postim i cili nuk duket aq i zakonshëm në mënyrën e të shprehurit.
Krah një fotoje të çiftit në metro, ajo vijoi: “Blah blah blah, jo sepse unë humba ca kile dhe jo sepse ai është një shef kuzhine që ka fituar çmime dhe mund të ketë ende vajza të bukura rreth vetes. Me mirëkuptim dhe me dashuri e respekt! Familje përgjithmonë”, një shkrim që duket se i referohet aludimeve që mund të pasojnë për ndarjen e tyre.
ks


