LifeStyle

Aktorja e njohur turke drejt altarit! Së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me biznesmenin e njohur

Aktorja e njohur Hande Erçel dhe biznesmeni Hakan Sabanci do të martohen në verë. Çifti, sipas lajmeve të fundit, ka nisur përgatitjet. Ata po shohin për vendin e dasmës, por edhe shtëpinë ku do të jetojnë pas martesës (Milliyet – Mesut Yilmaz).

Në fakt, aktorja dhe biznesmeni kanë dashur të bëjnë një dasmë të thjeshtë jashtë Turqisë, por pengesa ka qenë nga familja e Sabanci, pasi ka dashur ta martojë djalin me një dasmë madhështore në Stamboll.

Hande Erçel, e njohur për historinë me emra të njohur të showbiz-it, si Mehmet Dinçerler, Kerem Bursin, Murat Dalkiliç, më në fund, duket se e ka ndaluar zemrën te biznesmeni Hakan Sabanci.

Victoria Beckham ndan mesazhin e ditëlindjes së 29-të për nusen Nicola Peltz: Të duam shumë!
Dyshja, në fillim të lidhjes i mohoi akuzat për një romancë, por më pas të dy e pranuan lidhjen e dashurisë te miqtë dhe armiqtë me postimet e tyre në rrjetet sociale, madje arritën të merrnin vëmendjen e të gjithëve me çdo hap që hidhnin.

Hande Erçel dhe Hakan Sabanci, të cilët janë bashkë prej rreth një viti, e festuan vitin 2024 në Bali dhe gjatë pushimeve kanë vendosur që të hedhin një hap të ri në marrëdhënien e tyre.