ShowBizzz

Aktorja Mariana Kondi rrëfen për takimin pas 50 vitesh me babain

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo e konsideron realisht “baba”.

“Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, tha Kondi, duke shtuar se për të vendin kryesor e ka pasur gjithmonë e ëma.

Të lidhura

None found

Ajo tregoi edhe takimin me të atin pas 50 vitesh, një moment që nuk solli emocionin e pritur: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”.

Në të kundërt, ajo vlerëson figurën e njeriut që e rriti: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”

Biseda u ndal edhe te nëna e saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha”. Sipas Kondit, ishte mentaliteti ai që e detyroi të zgjidhte fëmijët mbi jetën personale.

“Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, kujtoi ajo fjalët e nënës, duke mbyllur një rrëfim që flet për mungesë, sakrificë dhe zgjedhje që nuk ishin gjithmonë të lira.

Të Lidhura:

  1. Po shijon “beqarinë”? Ben Affleck fotografohet i buzëqeshur sapo del nga zyra
  2. I shpallur në kërkim/ Bëhet virale VIDEOJA në club e Jetmir Pepajt duke puthur Klea Prengën
  3. U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?
  4. Ferma VIP 2 drejt finales: Këta janë pesë finalistët që do të garojnë për çmimin e madh

Të Ngjashme