
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ditën e sotme se nga kontrollet e ushtruara në subjekte të cilat tregtojnë ushqime, ka konstatuar se në Lezhë dhe Gjirokatër tre subjekte me natyrë aktiviteti, “supermarkete” dhe “njësi tregtimi të produkteve ushqimore” kishin mangësi në etiketat e produkteve.
AKU ka vendosur masën ndëshkuese ndaj këtyre subjekteve, për të garantuar sigurinsë e ushqimeve që tregtohen. Për këto shkelje të konstatuara supermatketeve iu është vendosur gjobë në vlerën 300.000 lekëve.
Në prag të festave të fundvitit AKU ka intensifikuar kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo