LifeStyle

Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht

Këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown, bëri një paraqitje të papritur në Gjykatën e Kurorës në Southwark të Londrës, lidhur me akuzat për sulm ndaj një producenti muzikor në një klub nate në vitin 2023.

36-vjeçari ka mohuar akuzat për tentativë për shkaktim dëmtimi të rëndë trupor dhe sulm fizik, të cilat prokurorët i kanë përshkruar si një ‘sulm të paprovokuar me shishe’.

Fituesi i dy çmimeve Grammy është liruar me kusht që nga maji, pasi pagoi 5 milionë paund për të vijuar turneun e tij ‘Breezy Bowl XX’.

Në lidhje me këtë ngjarje, reperi ka paditur kompaninë Warner Bros me 480 milionë euro, duke i akuzuar për shpifje pas publikimit të dokumentarit ‘Chris Brown: A History of Violence’, i cili sipas tij e portretizon si përdhunues dhe abuzues.

Padia e depozituar në Gjykatën e Los Angeles kërkon një gjyq me juri dhe pretendon se dokumentari ishte plot me gënjeshtra e mashtrime, duke shkelur parimet bazë të gazetarisë.

Të Ngjashme