Bota

Alarm për bombë, evakuohen 6 aeroporte në Francë

Autoritetet franceze janë venë në gatishmëri pas kërcënimeve për vendosjen e bombave në 6 aeroporte. Aeroportet Beauvais, Lille, Lyon, Nice, Nantes dhe Toulouse janë evakuuar. Aeroporti i Lille në një deklaratë zyrtare njoftoi se aeroporti është duke u evakuuar pas një kërcënimi me bombë dhe se shërbimet e sigurisë shtetërore janë në vendngjarje.

Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik. Të martën, Pallati i Versajës, një nga vendet kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë, për shkak të kërcënimeve për bombë.



/tiranapost