ShowBizzz

‘Alarmohen’ fansat, a do të nis seriali “Rebelde Way”?

Fansat ka kohë që janë duke pritur që seriali i tyre i famshëm “RBD” të kthehet.

Mendimi për të parë sërish grupin “Rebelde Way” bashkë ngjallen shpresa pasi producenti Yair Dori bëri një publikim që ‘alarmoi’ të gjithë fansat.

Në publikimin e producentit shkruhet se: “Jam i emocionuar të ju njoftoj për një shfaqje të Rebelde Way. Jam i emocionuar që pas kaq shumë vitesh do të kemi mundësinë t’i shohim sërish dhe fatmirësisht përgjigja nga ana e tyre ishte shumë e shpejtë dhe pozitive”.

Po ashtu, ai dha shpresa të reja duke shtuar se si do ta prisnin nëse do ta shohin në vitin 2024 sërish filmin.

Sesi është e vërteta mbetet ta shohim në vazhdim.