Lajme

Alarmohen pushuesit në Lezhë, policia evakuon të gjithë banorët, zjarri përparon dhe djeg 2 bare në plazh

Duket se situata e zjarreve në Lezhë ka arritur në pikën kritike, pasi policia ka urdhëruar evakuimin e të gjithë banorëve të zonës.

Sipas burimeve tashmë zjarri ka djegur edhe 2 bare në zonën e plazhit i ndihmuar fatkeqësisht edhe nga era e cila po e përhap më tej.

Teksa vijon puna për të vënë nën kontroll situatën, pushuesit dh banorët janë larguar nga zona.