Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si propagandë të organizuar kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Sipas tij, disa gazetarë dhe analistë po publikojnë montazhe dhe përmbajtje të manipuluara, të cilat ai pretendon se janë pjesë e një “lufte speciale” të Serbisë, e shpërndarë përmes portaleve që, sipas tij, financohen për të përçarë shqiptarët.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos bien pre e propagandave që, sipas tij, dëmtojnë unitetin kombëtar.
Postimi i plotë në Facebook:
Ja këta «gazetarë e analistë« që i bëjnë këto montazha e publikime janë punëtorë të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës!
Disa «predha» të luftës spéciale nga e njëjta armë e Serbisë e lancuar në Kosovë me ndihmën e shqiptarëve dhe portaleve që paguhen nga Serbia që i shpërndajnë dhe u besojnë këtyre propagandave për t’i përçarë shqiptarët!
Këto deklarata në gjuhën serbe nuk ekzistojnë kurse shqip po!
Sa naivë janë ata që nuk e njohin armikun dhe bien pre e tyre për t’u urryer me vëllain!!!! Dhe duke i shpërndarë propagandën serbe bëhen argatë të tyre! Mjerimi brenda s’ka!!!!
Shumë lehtë është me i zbulu portalet dhe gazetarët në Kosovë cilët punojnë dhe paguhen nga Serbia kundër shqiptarëve dhe Kosovës! (përçaj dhe sundo!) …
