ShowBizzz

Alaudin Hamiti ja feston gruas ditëlindjen në New York, nuk i kursen fjalët speciale

Prej vitesh ai është një nga fytyrat më të njohura të ekranit në Kosovë.

Projektet si “N.I.N”, “Big Brother VIP Kosova” dhe shumë intervista ekskluzive, e kanë bërë Hamitin një nga figurat qendrore të botës së televizionit vend.

Unik në stil, avangard në çdo paraqitje, Alaudin Hamiti e ka konfirmuar se është i pangatërrueshëm, madje edhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Postimet e fundit vijnë nga New Yorku, ku po qendron bashkë me të shoqen, Yllken – producente ekzekutive e “BBVK” dhe miken e përbashkët, prezantuesen Liberta Spahiu.

Siç kuptohet, ky udhëtim është realizuar për të festuar ditëlindjen e Yllkes dhe urimi i Alaudinit këtë herë është totalisht special.