ShowBizzz

Alaudin Hamiti me urim special për Jonidën në 40-vjetorin e lindjes

Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi ka mbushur 40 vite jetë. Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miq dhe bashkëpunëtorë, shkruan “Kosovarja”.

Ndër urimet ishte edhe ai i kolegut Alaudin Hamiti, me të cilin ka prezantuar katër edicione të “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me Jonidën.

Krahas fotos, Hamiti ka shkruar:

“Gëzuar Jonida, paç veç gëzime, ashtu siç je dhe vetë. Dirty 40s are crazyyy”.

Të Ngjashme