Shëndetësi

Alba Alishani rrëfen tmerret e luftës në Kosovë: Vëllai humbi të folurën nga trauma kur na u bombardua shtëpia

Gazetarja Alba Alishani e ftuar në S’e Luan Topi rrëfeu kohën e luftës në Kosovë dhe momentin kur shtëpia e saj u bombardua nga forcat serbe.

Alishani tha se mban mend çdo fraksion sekondi nga momentet kur shtëpia e saj po bombardohej dhe shpreh se ajo dhe familjarët e saj nuk e dinin a do të mbijetonin deri sa të zbrisnin në katin e parë.

Ajo gjithashtu rrëfeu se si vëllai i saj i cili ishte foshnje në atë kohë, humbi të folurën për shkak të shpërthimeve dhe bombardimeve.

Më tej ajo foli edhe për kontaktin e saj të parë më kolegë gazetarë nga Serbia.

Pjesë nga rrëfimi:

Alba Alishani: Mbaj mend me përpikshmëri të frikshme gjithçka çfarë ka ndodhur ato ditë, sidomos ditën e sulmit të shtëpisë time me bomba.

Mbaj mend çdo fraksion seksioni, çdo reagim, çdo fjali në vetëmbrojtje, daljen tonë në vrap.

Frikën se derisa të zbrisnim në kat të parë, nuk do kishim më jetë.

Vëllain tim që ishte vetëm pak muaj dhe nuk kishte nisur të ecte, të cilit i iku e folura nga shpërthimet dhe bombardimet dhe ishte një foshnjë që nuk e dinim a do t’i kthehej normalitetit, pinte vetëm qumësht, dhe qumështin nuk e pranonte më.

Mbaj mënd çdo detaj të asaj mbrëmje, që ka qenë shumë e gjatë për të thënë që ishte vetëm një natë. Ai ka qenë një cikël, u besoj ka ndikuar në ecurinë e jetëve tona, të secilit prej nesh, mua, familjarëve të mi dhe të gjithë Kosovës sepse ka pasur ngjarje edhe më tragjike dhe më dramatike se e jona. Unë e them shumë shpesh dhe i jam mirënjohëse zotit sepse them që ka qenë e shkruar, ne në jetë njerëzorë nuk u dëmtuam, megjithatë trauma mbetet dhe reflekton te individi si do që të jetë.
Çfarë ndjesie ke përpara një serbi sot?
Alba Alishani: Aty e kam të vështirë menaxhimin, e kam të vështirë të qenit korrekt profesionalisht. Kam pasur përballje, ti e di që mua më ka rekrutuar një grup amerikan që vinte nga CNN amerikan atë kohë. Aty u përballa aksidentalisht me kolegë, që ishin nga Serbia. Isha e detyruar të bashkëpunoja dhe të kisha komunikim. E kisha normal dialogun deri sa mora vesh përkatësinë e tyre etnike, më pas kisha një ngërç në komunikimin me ta.
Ju the që ishe nga Kosova?
Alba Alishani: Jua thashë me një ton proteste, që atyre nuk iu pëlqeu sigurisht. Ata kishin një lloj droje sepse ishin në vendin tim, ishin në Shqipërinë tonë. Kështu që ata në këtë rast kishin një lloj rezerve. Por e pashë që natyralisht nuk dialogoja dot me ta, pavarësisht se isha e detyruar.
Ka një lloj urrejtje brenda teje?
Alba Alishani: Jo nuk do doja ta ngarkoja shpirtin me urrejtje. Kam një lloj mllefi që nuk e pranoj dot. Dikur thoja për shembull se nesër fëmijëve të mijë do jua trashëgojë këtë ndjesi, do jua mësoja historinë. Se ndonjëherë memoria është e shkurtër dhe unë besoj që duhet ë qëndrojë si një memorie e fortë historike, nuk duhet harruar.

Të Ngjashme