ShowBizzz

Alba Pollozhani thotë se ka një aksesor që vlen 25 mijë euro

Gjatë një bisede me Shkurta Haxhiun, Alba Pollozhani, u pyet për veshjen më të shtrenjtë që ka dhe ajo përfshiu një aksesor të veçantë që e ka në pronësi.

Ajo zbuloi se vlera e këtij aksesorit arrin 25 mijë euro, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e tij.

Deklarata ka ngjallur menjëherë kureshtje tek ndjekësit, të cilët kanë nisur të spekulojnë se çfarë mund të jetë: një orë luksoze, bizhuteri e rrallë apo ndonjë artikull unik koleksioni.

Pavarësisht spekulimeve, Alba ka zgjedhur të ruajë misterin, duke lënë publikun të intriguar.

Big Brother në ndërkohë po vazhdon të ketë drama të shumta e debate mes banorëve.

Alba gjithashtu është njëra prej personazheve shumë të komentuara brenda këtij formati.

E njëjta më parë ka qenë pjesë e Ferma VIP 2.