1
Influencuesja shqiptare, Ion Daci, që jeton në Londër, është bërë protagoniste e një videoje virale në Instagram lidhur me Big Brother VIP Kosova.
Në pamjet e publikuara, ajo shihet duke mbajtur pankarta në rrugët e njohura të kryeqytetit britanik.
Njëra pankartë mbante mbishkrimin “Alba please”, duke treguar mbështetjen e saj për banoren, ndërsa tjetra për Limit kishte një mesazh të ashpër në anglisht: “Tell Limi to f*ck off”.
Screenshot/Instagram
Videoja është parë mbi 500 mijë herë që nga pasditja e djeshme dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr shumë komente dhe reagime nga ndjekësit e showbiz-it.
Ky veprim i influencueses tregon reagimin e pjesës së audiencës ndaj situatave të tensionuara brenda shtëpisë së BBVK, si dhe mënyrën kreative me të cilën ata zgjedhin të shprehin opinionin e tyre nga diaspora, pa u kursyer në shprehje. /Telegrafi
View this post on Instagram
ks
