
1
Modelja e njohur Alba Vukaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme.
Së fundmi ajo ka publikuar disa pamje nga një udhëtim relaksues me prindërit, duke treguar se ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në shoqërinë e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ky moment i thjeshtë familjar duket se e ka lumturuar pafund Alben, e cila në një postim të ndjerë është shprehur “Dy personat e mi të preferuar.”
Ky moment i veçantë me prindërit tregon edhe një herë se, pavarësisht karrierës dhe angazhimeve të shumta, për Alben familja mbetet prioritet.
ks