Lajme

Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.  Ajo ka lënë postin e Drejtoreshës së QSUT-së, post të cilin e mbante që prej vitit 2021.

Burime për mediat bëjnë me dije se largimi i saj nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thuhet se ka ardhur pas zjarrit të rënë dy muaj më parë në Urgjencën e spitalit.

Kujtojmë se prej datës 11 shkurt, urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT, vijon të jetë pjesërisht jashtë funksionit për shkak të ziarrit që ra në dhomën ku dhe ndodheshin serverat, në katin minus një të godinës së re. Deri më tani shkaqet e rënies së zjarrit janë të panjohura, ndërkohe Prokuroria e Tiranës është duke hetuar lidhur me këtë ngjarje.

Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Kush është Albana Fico:

Albana Fico është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986, me rezultate të shkëlqyera. Dr. Fico ka kryer specializime pasuniversitare për Mjekësi Interne, Pulmologji dhe Kujdes Kritik. Dr. Fico aktualisht jep mësim edhe në Departamentin e Shkencave Eksperimentale dhe Biomjekësore, Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Dr. Fico ka shërbyer edhe si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i QSUT “Nënë Tereza”.

Fico është autore e disa librave, artikujve të botuar dhe ka prezantuar punime shkencore si në forume kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare si: “Mbështetje për oksigjenimin e membranës ekstrakorporale për astmatikën e statusit akut të rëndë kërcënues për jetën”, “Rezultatet e testit të tuberkulinës në Shqipëri” etj. Dr. Fico është fituese i “Medaljes së Artë”, Shqipëri; Çmimi i Ekselencës së Fakultetit 2005, 2006, Instituti Sanford Broën, Nju Jork, SHBA; Çmimi Vjetor AMT 2005 nga (American Medical Technologists), SHBA.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo