ShowBizzz

Albana Osmani rrëfen kujtimet televizive, mundësinë e rikthimit dhe sfidat personale

Albana Osmani ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndau kujtime nga rrugëtimi i saj i gjatë në televizion dhe nga periudha e kaluar në Top Channel.

Gjatë bisedës, ajo kujtoi edhe një audicion për rolin e moderatores në “Portokalli”, vend që në përfundim iu dha Amarda Toskës. Osmani tregoi se nuk ishte ndier keq kur ishte zgjedhur një tjetër person, megjithëse pranoi se në disa raste e ka konsideruar veten më të përshtatshme.

Të lidhura

None found

Një pjesë tjetër e intervistës iu kushtua përvojës së saj si moderatore e “Fan Club”.

E pyetur nëse do ta rikthehej në këtë format, Albana nuk e përjashtoi një angazhim të ri, por la të kuptohej se mund të mos ishte në të njëjtin pozicion.

Ajo shprehu dëshirën për të punuar përsëri me Ledion Liçon dhe tha se do t’i pëlqente të merrte rolin e opinionistes në “Big Brother VIP”.

“Do të doja të bashkëpunoja me Ledionin, sepse i besoj profesionalisht dhe i besoj integritetit të tij”, u shpreh Osmani.

Përveç karrierës, në intervistë ajo ndau edhe detaje intime për jetën sentimentale dhe angazhimin e saj në mbështetje të fëmijëve të sëmurë.

Osmani foli gjithashtu për largimin nga familja në moshën e adoleshencës, një periudhë që e përshkroi si veçanërisht të rëndë në aspektin emocional.

“Qava dy muaj”, rrëfeu ajo.

Albana tregoi edhe se kishte pasur një motër, të cilën nuk ka mundur ta njohë asnjëherë.

“Në familje kemi patur një fëmijë të parë me emrin tim, është në qiell”, tha Albana Osmani.

Të Ngjashme