Ashtu si dhe pritej tensione të forta janë shënuar këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare. Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën, ndërkohë ka qenë Albana Vokshi ajo e cila me tone të ashpra i është drejtuar punonjësve duke mos i lejuar që ta kontrollojnë.
Në një vieo të publikuar Vokshi dëgjohet teksa i thotë efektivëve të Gardës që t’i hapun rrugën dhe nuk janë askushi për ta kontrolluar.
“Po ik ore, kë do mbyllësh ti ? Hapu ore, o hapu. Kalova o je në terezo, kujt i thua ti ore. Kush je ti që më thua mua do të kontrolloj. Ec tani kush je ti ore? Kalova te skaneri. Hape”, dëgjohet të thotë Vokshi në video.
Garda e Republikës është vendosur “gardh” tek dera e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar në seancat e kaluara plenare që të futen në Kuvend. Njëjtë si dhe seancat e kaluara edhe këtë të enjte demokratët janë duke ndjekur të njëjtin skenar.
Kujtojmë që Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Teksa Kuvendi do të votojë për kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita me sloganin “O sot, o kurrë” do të protestojë sërish kundër asaj që ajo e konsideron uzurpim të pushtetit të Parlamentit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo