Çiljeta ka marrë një nga surprizat më të mëdha që nga momenti që është bërë pjesë e Ferma VIP. Mbrëmjen e shtatë të Prime në Vizion Plus, Agai i ka futur brenda fermës dy djemtë e Çiljetës, Fernandon dhe Bekon.
Gjatë takimit emocional, Çiljeta i pyet për portierin e Partizanit të cilin e thërret me nofkën ‘Buçi’.
“Po Buçi çfarë bën?”- pyet Çiljeta.
“Është shkurtuar”– thotë Fernando, por këngëtarja e dëgjon sikur i thotë është martuar. ‘Është martuar?!”– pyet ajo e çuditur.
‘Është shkurtuar… s’je mirë ti”- i thotë djali, ndërsa të gjithë shpërthejnë në të qeshura.
Nuk është dashur shumë kohë që ky moment të bëhet “hit” në rrjetet sociale. Është shkurtuar është një humor mes Çiljetës dhe të birit, pasi në periudhën kur ky i fundit u zgjat, mendoi se është shkurtuar mami./vizionplus.tv
View this post on Instagram