ShowBizzz

Albano Bogdo flet hapur për jetën personale: Me femrat nuk i kam punët mirë, sa më shohin më thonë…

Aktori Albano Bogdo, i ftuar në “Vizioni i pasdites” ka rrëfyer se shpesh herë profesioni i është bërë barrierë në jetën përtej të qenurit aktor, pasi njerëzit janë mësuar ta shohin e njohin vetëm si të tillë e sidomos femrat.

“Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo”, tha ai duke shtuar se ai nuk është në rol 24 orë, por vetëm në skenë.

“Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret që ta bësh për të qeshur dhe është acaruese”, tregoi Albano.

Aktori i humorit shtoi se nuk i mungon serioziteti aty ku duhet, siç janë vështirësitë e shumta që ka kaluar në jetë.

“Jam shumë emocional, nuk i tejkaloj situatat e vështira. Zakonisht të gjitha situatat e vështira që më kanë dalë në jetë iu kam vënë gjoksin e i kam përballuar dhe i kam kaluar”, theksoi ai.