ShowBizzz

Albano Bogdo kërkon falje për deklaratën ndaj Beatrix: Për një fjali ku nuk kam gënjyer

Padyshim që një nga ngjarjet më të komentuara të javës që po lëmë pas, ka qenë deklarata e Albano Bogdos për Alban Ramosaj ku u ofendua motra e tij, Beatrix.

Reagime të forta pati nga fytyrat publike, nga tezja e saj Albërija dhe pas disa ditëve edhe nga vet Trixa, e cila mes tjerash tha se nuk u ofendua vetëm ajo por të gjitha vajzat shqiptare duke paralajmëruar edhe padi.

E pas gjithë bujës dhe kryqëzimit që iu bë në rrjetet sociale dhe në media, ka reaguar sërish Albano.

“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, u shpreh ai.

TS Poll - Loading poll ...

Teksa më tej shtoi se i kërkon falje për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar për shkak të reagimit publik dhe për mesazhet që mund të ketë marrë.

“Mu çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju. U çuan të gjithë moralistët e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin. Për 1 fjali që thashë, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë patur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund t’i kenë shkuar. Vetëm për shqetësimin që mund të ketë patur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, u shpreh Albano Bogdo.