Baby G dhe Albano diskutuan për gjërat që ndodhën mes tyre.
Teksa u shtrinë për të fjetur, Albano i premtoi që asgjë e çuditshme nuk do të ndodhi mes tyre.
Baby G tha se për të është e çuditshme sesi dikush thotë që ka ndjenja për të, por në fakt nuk ka. Fjalët e këngëtares i referohen raportit që dy fermerët krijuan së fundmi së bashku.
Ata madje i shprehën ndjenjat njëri-tjetrit, por gjatë spektaklit ata thanë se në të vërtetë janë shokë.
Pjesë nga biseda:
Albano: Gjatë këtyre 5 ditëve asgjë e çuditshme nuk do të ndodhë mes nesh, të premtoj. Të kërkoj ndjesë që u zhvesha para teje.
Baby G: Mua më duket e çuditshme kur dikush thotë që ka ndjenja për mua, por është e anasjellta. Kjo është e çuditshme, jo fakti që ti ndërrove rrobat në praninë time.
Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhi mes tyre në ditët në vijim, pasi dyshja u dënua nga Agai që të qëndrojnë në shtëpinë e fakirëve për shkak se folën anglisht. /vizionplus.tv/
View this post on Instagram
View this post on Instagram