Pasi ndau rolet për filmin “Përralla nga e kaluara”, Albano ka vendosur sërish t’i ndryshojë.
Në prova ai si regjisor vuri re se roli i Diteas nuk i shkonte fermeres, dhe vendosi t’a ndryshonte me atë të Glorias. Pra, Gloria do bëhet Tana dhe Ditea narratori.
“Kam përshtypjen që të mbyt komplet zëri i Renisit dhe nuk ke ngritjen e duhur të zërit. Kaloja Glorias skaletën dhe do e bësh ti narratorin. Nga fillimi provat edhe njherë”, thotë Albano.
View this post on Instagram
Ky vendim i Albanos për ndryshimin e roleve ka mërzitur Ditean
“Mos të të vij keq, por kam shumë respekt për veten dhe kjo gjëja nuk më duket fare e drejtë. Unë nuk bëj skena siç bëjnë njërzit këtu, ama për mua kjo është super tallje dhe unë me të vërtetë jam shumë e prekur nga kjo gjë. Të mësojë unë një tekst dhe të më thuhet në rregull nuk do bëhet, nuk ka problem. Ama të filloj unë të lexoj një tekst tjetër se më thuhet që do bëhet ai teksti tjetër dhe prap hajde varja. Kjo është tallje. Kjo për mua realisht është tallje b**** dhe shkelje mbi dinjitetin tim”, tha Ditea. /vizionplus.tv
View this post on Instagram