ShowBizzz

Albian Kryeziu fiton vendin e parë në garën ndërkombëtare të frizerëve në Itali, kupa vjen në Kosovë

Albian Kryeziu është tashmë një nga frizerët më të njohur dhe më të suksesshëm në Kosovë. Me më shumë se një dekadë përvojë, ai ka ndërtuar një reputacion të fortë për stilin, precizionin dhe kreativitetin e tij, duke e kthyer profesionin e frizerit në art. Prej pesë vitesh, ai drejton me sukses sallonin e tij modern në QTX Mall, Xerxe–Rahovec, ku pret klientë nga gjithë Kosova dhe jashtë saj, përfshirë figura publike, futbollistë dhe personalitete të njohura të skenës mediatike.

Por suksesi i tij nuk ndalet këtu. Së fundmi, Albiani ka marrë pjesë në “World Championship and Show” në Napoli të Italisë, një ngjarje prestigjioze që bashkoi shumë frizerë nga mbarë bota. Në këtë garë të nivelit të lartë, ai arriti të fitojë vendin e parë në kategorinë ku garoi, duke u shpallur kampion dhe duke sjellë një tjetër fitore ndërkombëtare për Kosovën.

Moneytizer Paragrafi 2


Me kupën e fituesit në dorë, Albian Kryeziu ka treguar se puna e tij tashmë flet në gjuhën e ekselencës. Fitorja në Napoli e rikonfirmon atë si një mjeshtër të padiskutueshëm të gërshërëve dhe një ambasador të vërtetë të floktarisë kosovare në arenën botërore.


Albian Kryeziu, Me përkushtim, profesionalizëm dhe ambicie, po e çon artin e tij në një nivel krejt tjetër, duke e bërë të qartë se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës së përditshme dhe dashurisë për zanatin.

Moneytizer Paragrafi 4


Artikull i sponzorizuar



ks