Kandidati për kryeministër edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se eksperta e sigurisë kibernetike, Rina Basholli, i është bashkuar kësaj force politike.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka prezantuar Bashollin si një profesioniste të teknologjisë informative me përvojë të gjerë ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së sistemeve informative dhe sigurisë kibernetike.
Sipas tij, Rina Basholli ka kryer studimet në Shkenca Kompjuterike dhe është specializuar në Inxhinieri të Avancuar Softuerike dhe Siguri Kibernetike në University of Sheffield dhe CITY College.
Postim i plotë:
Rina Basholli na u bashkua në Lëvizje.
Rina është eksperte e sigurisë kibernetike dhe profesioniste e teknologjisë informative, me studime në Shkenca Kompjuterike dhe specializim në Inxhinieri të Avancuar Softuerike dhe Siguri Kibernetike në University of Sheffield dhe CITY College.
Ajo ka ndërtuar karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së sistemeve informative dhe aktualisht mban pozitë udhëheqëse në siguri informative në kompaninë “KODE Labs”, duke qenë njëkohësisht një nga zërat më të njohur për sigurinë kibernetike dhe fuqizimin e grave në teknologji në Kosovë dhe rajon.
Mirë se erdhe, Rina!
