Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përdorur rrjetin social Facebook për të uruar besimtarët myslimanë në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, Kurti thekson rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe solidaritetit kolektiv, duke e lidhur këtë me mëshirën hyjnore dhe mirësinë njerëzore.
Kurti përshëndet gjithashtu besimtarët me urimin e ngrohtë për agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore.
Postim i plotë:
Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt.
Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër.
Ju bëftë mirë syfyri i parë!
