Lajme

Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e parë të Kryesisë, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit, në rend dite është vetëm një pikë “Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare”.

Kjo mbledhje e parë e Kryesisë vie një ditë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e parë të qeverisë bëri të ditur se tani hap i radhës është votimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Të Ngjashme