Veprimtari Haradin Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me rolin e Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së Presidentit, duke theksuar se nga data 05.04.2026 ajo do të ushtrojë këtë funksion deri në zgjedhjen e presidentit të ri, për një periudhë maksimale prej 6 muajsh sipas Kushtetutës.
Ai ka theksuar se Haxhiu do të ketë kompetenca të plota presidenciale, duke përfshirë përfaqësimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit, shpalljen e ligjeve, dekretimin e emërimeve, thirrjen e zgjedhjeve, mandatimin e kandidatit për Kryeministër si dhe rolin e Komandantit Suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Në fund, Gashi ka shtuar se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por shpreh besimin se Haxhiu mund të bëjë punë të mira nëse i jepet mundësia të shërbejë për 6 muaj si ushtruese detyre e Presidentit.
Postimi i plotë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu
Nga Dita e diel, pra pas 3 ditesh, 05.04.2026, si U.D. Presidenti shërben deri në zgjedhjen e Presidentit të ri (maksimumi 6 muaj sipas Kushtetutes), dhe do te kete kompetenca të plota formalisht.
Znj. Haxhiu, Ushtruesjae detyrës:
Do ti kete te gjitha kompetencat e Presidentit, perfshirë:
– Përfaqësimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit
– Shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi
– Dekretimin e emërimeve (p.sh. ambasadorë, giyqtarë sipas procedurave)
– Thirrjen e zgjedhjeve
– Mandatimin e kandidatit për Kryeministër
– Ushtrimin e rolit si Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
P.S.
Personalisht jam kundër që të shkojmë sërish në zgjedhje, por besoj se Albulena do të kryej shume punë të mira nëse i ipen 6 muaj si U.D. Presidente.
