Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Teknologjik i Harvardit dhe Montanas, i cili spekulon se një popullatë e paidentifikuar, teknologjikisht e përparuar, mund të jetojë fshehurazi mes njerëzve në Tokë, duket të jetë më shumë një “eksperimentim ideje” sesa një përpjekje për ta provuar atë. Ekipi hodhi hipotezën se shikimet e UFO-ve ose fenomeneve anormale të paidentifikuara, mund të pasqyrojnë aktivitetet e qenieve inteligjente që fshihen në Tokë dhe/ose që ecin mes nesh”.
”Qeniet mund të kamuflohen si njerëz dhe mund të jenë nga e ardhmja e Tokës ose mund të vijnë nga dinosaurët inteligjentë. Unë e shoh atë më shumë si një eksperiment mendimi. Unë thjesht po nxjerr disa ide në një mënyrë për t’u përpjekur të shkëputem nga kjo gjë. Ata janë alienë ose është thjesht një identifikim i gabuar”-thekson Nick Pope, i cili drejton programin e qeverisë britanike për UFO-t. “Ne nuk pretendojmë se kemi gjetur prova për këtë, por po përpiqemi të fillojmë një debat për këtë, jo vetëm me publikun, por brenda shkencës dhe akademisë, e cila tradicionalisht ka qenë shumë e mbyllur dhe skeptike për të gjithë këtë”-shton ai.Akademikët e Harvardit pranuan se kërkimi i tyre mund të shihet nga shumë me skepticizëm, por i kërkuan komunitetit shkencor që t’i marrë parasysh pretendimet e tyre. Shkencëtarët kanë shpjeguar edhe hipotezën e alienëve në Tokë. ”Pavarësisht besimit popullor se UFO-t mund të jenë anije kozmike, shumë prej tyre janë thjesht objekte që nuk mund të identifikohen lehtësisht, siç janë dronët dhe satelitët”-theksoi Pope, i cili analizoi pamjet e UFO-ve ndërsa punonte për ministrinë britanike të Mbrojtjes.