Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë si ministri nuk kanë lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Milan Radoiçiqit.
Ai ka thënë se edhe ato që kanë qenë i kanë shkëputur.
Aliu në një postim në Facebook ku ka rishpërndarë një status të Hysen Durmishit të vitin 2021 ku ka njoftuar se kompania RAD. D.O.O nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale” pas hyrjen në listën e zezë të ShBA-së, ka thënë se në qeverisjen e tyre “jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë”.
“Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radoiçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium. Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë. Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, ka shkruar Aliu.
Milan Radoiçiq është i akuzuari kryesor për sulmin në Banjskë. Në aktakuzën ndaj grupit terrorist për sulmin në Banjskë, Prokuroria Speciale i ka akuzuar edhe për “shpërlaje parash”.
Kompania e Radoiçiqit kishte fituar tenderë nga institucionet e Kosovës.