ShowBizzz

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka rikthejnë pas 8 vitesh spektaklin që mezi e kemi pritur

Më në fund spektakli “X Factor Albania” do të rikthehet. Lajmin e ka bërë të ditur Alketa Vejsiu, e cila së bashku me Vera Grabockën kanë punuar gjatë kësaj kohe për të rikthyer spektaklin shumë të pëlqyer, që 8 vite më parë na mbante para ekranit.

Përmes një postimi në Instagram, Alketa ka bërë të ditur edhe datat kur do të mbahen audicionet.

“Jemi shume shume te lumtur qe sjellim ne ekran pas disa vitesh mungese kete platforme te jashtezakonshme muzikore qe do te zbuloje talentet e reja ne muzike!

Pas shume vitesh mungese ne ekranet shqiptare te programeve “Talent Show”, po ju presim kudo ndodheni, qe t’ju zbulojme juve, super star-et e rinj te muzikes dhe skenes shqiptare!

”X Factor” eshte nje Produksion Gjigand, eshte nje shkolle e vertete e muzikes dhe e televizionit; talentet trajtohen ne menyren me spektakolare dhe performojne ne finalet e “live show” prane idhujve te tyre, njerez te afirmuar te skenes! X Factor eshte muzike, eshte gezim, eshte show, eshte emocion, eshte gare, eshte energji, eshte mundesi per te transformuar jeten pergjithmone, eshte garanci suksesi per karierren tende artistike, eshte endrra qe behet realitet, eshte “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjehershem ne jeten artistike! Kushdo qe ka nje enderr dhe do qe bota ta njohe e presim te vije ne audicionet e produksionit ne Shkollat e Muzikes ne Qytetet perkatese!

Para 10 Vitesh, qe te sillja Edicionin e Pare te X Factor ne Shqiperi, ishte nje sfide per mua personalisht. Pas kisha forcen e Vera Grabockes me te cilen punoj dhe kam ndare endrrat e nje jete prej 24 vitesh! Kete enderr duam ta ndajme me te gjithe ju dhe fuqine Tv Klan qe beson tek forca e Talentit!

Nje brigade njerezish profesioniste do te punojne per ju qe te shkelqeni! C’tju themi? Paci fatin e Dua Lipes

Pertej argetimit, ky eshte nje format qe vlen, sepse ka nje mision! Ti jape talentit habitatin per “te shperthyer”, “emocionuar”, “frymezuar”.

Audicionet e Produksionit do te mbahen ne keto data:
– 19 Tetor Shkodra
– 20 Tetor Korça
– 23 Tetor Vlora
– 24 Tetor Durresi
– 25 Tetor Elbasani
– 26 Tetor Prishtina
– 27 Tetor Shkupi
– 31 Tetor Tirana

Presim me padurim tju takojme!
Suksese!”, shkruan Alketa.