Alketa Vejsiu është një prej emrave që po përflitet për t’iu bashkuar sezonit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”, ndërsa së fundmi një veprim i moderatores ka shtuar edhe më shumë dyshimet se diçka po përgatitet.
Gazetari Elton Tozaj, gjatë një interviste për “VIP Magazine”, ka deklaruar se Alketa do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm të spektaklit. Ajo që ka tërhequr vëmendjen më pas është fakti se vetë Vejsiu ka pëlqyer postimin ku është publikuar kjo deklaratë.

Në postimin në fjalë ngrihet pikërisht pyetja për përfshirjen e saj në “Big Brother VIP” dhe rolin që mund të marrë, ndërsa “like”-u i Alketës shihet si një sinjal se lajmi mund të mos jetë thjesht një aludim.
Megjithatë, deri tani moderatorja nuk ka bërë një deklaratë ku konfirmon drejtpërdrejt se do të jetë pjesë e “BBVA 6”, ndaj pëlqimi i postimit nuk mund të konsiderohet ende një konfirmim zyrtar.
E paqartë mbetet edhe detyra që mund t’i besohet. Dy mundësitë që po diskutohen janë një rol në moderim ose një vend në panelin e opinionistëve.
Alketa e njeh tashmë nga afër këtë të fundit. Në janar të këtij viti ajo u ul në karrigen e opinionistes së “Big Brother VIP Albania 5”, duke zëvendësuar për një mbrëmje Arbër Hajdarin.
Interesant është edhe fakti se disa muaj përpara kësaj paraqitjeje, e pyetur nëse do ta moderonte ndonjëherë “Big Brother VIP Albania”, Vejsiu ishte përgjigjur: “Po patjetër! Do lulëzonin lulet edhe në dimër”.
Për momentin, pra, pjesëmarrja dhe sidomos roli i saj mbeten pa një njoftim zyrtar. Por pëlqimi që Alketa i ka bërë publikisht postimit ku thuhet se ajo do të jetë në “BBVA 6” është detaji i ri që ka rikthyer vëmendjen te emri i saj.
